Shoqëria e lundrimit Adria Ferries zgjedh rinovimin e flotës së saj dhe të niset drejt një të ardhmes së qëndrueshme, në mënyrë që të kontribuojë konkretisht në mbrojtjen e burimeve natyrore. Përveç prezantimit të tragetit të ri AF Claudia, me rastin e konferencës së shtypit me datën 18 nëntor 2019, Shoqëria prezanton aparaturat e reja me të cilat ka pajisur flotën e saj, në gjendje për të zvogëluar në mënyrë drastike ndikimin ambiental, duke respektuar vlerat thelbësore të vizionit të ndërmarrjes: avangardë e qëndrueshmërisë. Adria Ferries, në fakt, gjithmonë ka synuar zhvillimin e zgjidhjeve novatore që kontribuojnë në ruajtjen e ambientit dhe të formave të tij të jetës.
Adria Ferries paraqet tragetin e ri AF Claudia
2040 metra linear të nëndarë përmes 140 kamionëve dhe 75 automjeteve, 950 pasagjerëve, 76 kabinave dhe me 22 nyje shpejtësi: këto janë karakteristikat e tragetit të ri AF Claudia, investimi i fundit i rëndësishëm i shtëpisë Adria Ferries që do të shërbejë linjën Ankona Durrës. Trageti i jep rastin Shoqërisë që të eksperimentojë një seri shërbimesh të integruara dhe gjithnjë e më shumë të avancuara, që nuk janë ofruar kurrë më parë, në përputhje me vizionin e ndërmarrjes për të rritur vlerën e përvojës së udhëtimit të pasagjerëve të saj që gjithmonë i ka konsideruar jo klientë të thjeshtë, por miq në bordin e anijes. Trageti i ri AF Claudia do të jetë skena e projekteve novatore që synon t’i garantojë miqve të mëdhenj e të vegjël një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm në bordin e tragetit, të shoqëruar me cilësi, siguri dhe profesionalizëm.
Fjalëkalimi i kësaj new entry është avangardë: Shoqëria, në fakt, synon te novatorizmi dhe teknologjia me qëllim që të zhvillojë dhe përmirësojë shërbimin e lidhjeve Itali-Shqipëri në mënyrë që të planifikojë punimet për restyling dhe punimet për zgjerim, të parashikuara brenda verës 2020.
Së bashku me zgjerimin, në fakt, i cili do të dyfishojë kapacitetin aktual të pasagjerëve, do të rishikohet plotësisht koncepti i hapësirave të përbashkëta duke pasur parasysh një qasje sigurisht më “passenger friendly”.
Do të ketë aktivitete të shumta argëtuese të menduara për të shoqëruar mysafirët gjatë gjithë kohës së udhëtimit (ndërmjet të cilave hapësira për fëmijët, snack bar, free wi-fi, Duty-Free), së bashku me shërbimin e restorantit në bord i cili nuk mungon kurrë e që do të ofrojë një larmi ushqimesh 100% Made in Italy, të përgatitura nga shefat më të mirë me përvojë shumëvjeçare dhe që është rezultati i një përzgjedhjeje të kujdesshme të lëndëve të para.
Sipas këndvështrimit të “udhëtimit të qëndrueshëm” Adria Ferries, në përputhje me Normativën e re Imo 2020, e cila parashikon uljen e emetimeve të squfurit nga anijet, ka zgjedhur të rinovojë sistemet e shkarkimit të flotës së saj në mënyrë që të kontribuojë konkretisht në mbrojtjen e burimeve natyrale: AF Claudia, në të fakt, është e pajisur tashmë me scrubbers, aparatura për larjen e gazeve të shkarkimit të cilat janë në gjendje të zvogëlojnë në mënyrë drastike, nëpërmjet ujit të detit, sasinë e squfurit të pranishëm në tymrat e prodhuar.
Trageti i ri Claudia do të dallohet, pra, jo vetëm për larminë e shërbimeve, të komfortit dhe shpejtësisë, karakteristika këto vendimtare për të garantuar një lundrim me standarde të larta cilësore, por edhe për qëndrueshmërinë, një vlerë kryesore e një modeli biznesi të orientuar drejt zhvillimit të teknologjive që synojnë zvogëlimin e ndikimit ambiental të emetimeve ndotëse.
Një flotë gjithnë e më shumë green: Adria Ferries paraqet pajisjet Scrubbers
Shoqëria e lundrimit Adria Ferries, e para në portin e Ankonës, si përgjigje ndaj normativës Low Sulphur Cap 2020 në fuqi që nga 1 janari i ardhshëm dhe paraprakisht në krahasim me afatin e përcaktuar sipas ligjit, ka zgjedhur të rinovojë sistemet e shkarkimit të flotës së saj me qëllim që të kontribuojë konkretisht në mbrojtjen e burimeve natyrore.
Normativa Imo, në fakt, parashikon që anijet e çdo flamuri duhet të përdorin lëndë djegëse me përmbajtje squfuri në masë jo më të lartë se 0.5%, në dallim nga kufiri i deritanishëm i toleruar prej 3.5%, me qëllim që të zvogëlohet ndotja atmosferike e shkaktuar nga emetimet e anijeve.
Me këtë rast, me qëllim që të përmbushen kërkesat e duhura deri në fund të vitit 2020, Normativa ka vënë në dispozicion të shoqërive armatore opsionet e mëposhtme:
1. përdorimin e karburantit me përmbajtje të ulët squfuri (0,5%) ose naftë marine (MGO)
2. përdorimin e gazrave alternativ siç është gazi i lëngshëm (LNG) ose bio-karburantet pa squfur.
3. pajisjen e anijeve me impiante të pastrimit të gazeve të shkarkimit që quhen scrubbers, të cilët lejojnë funksionimin me lëndë djegëse me përmbajtje të lartë squfuri (HSFO).
Duke respektuar misionin e saj, Shoqëria e lundrimit ka perfeksionuar flotën e vet duke pajisur të dy anijet, AF Marina dhe AF Claudia, me aparatura për larjen e gazeve të shkarkimit, që quhen scrubbers, e që janë në gjendje të zvogëlojnë në mënyrë drastike, nëpërmjet ujit të detit, sasinë e squfurit të pranishëm në tymrat e prodhuar.
Avantazhet që lidhen me përdorimin e pajisjeve Scrubber në krahasim me alternativat e propozuara nga Normativa janë të shumta:
- të zvogëlojë në mënyrë të konsiderueshme grimcat e ndotësve atmosferikë siç janë hidrokarburet policiklikë aromatikë (PAHS) që janë të dëmshme për mjedisin;
- të eliminojë një pjesë të madhe të blozës që del nga oxhakët dhe që ndikon negativisht në cilësinë e ajrit dhe rrjedhimisht në shëndetin e njeriut;
- të mos shtojë lëndë ndotëse të rrezikshme në ujë;
- të monitorojë parametrat e PH-së, turbullirën dhe sasinë e PAH-së së pranishme në ujërat në dalje;
Nënkuptohet, pra, se me anën e përdorimit të aparaturave për eliminimin e emetimeve të dëmshme, siç janë Scrubbers, është e mundur të zvogëlojnë ndjeshëm substancat e rrezikshme të prodhuara nga gazrat e shkarkimit; jo vetëm squfurin, por edhe ndotësit atmosferikë dhe materialet e tjera që përndryshe do të shpërndaheshin në ajër.
Zgjedhja e këtyre teknologjive i garanton Adria Ferries jo vetëm respektimin e normativave, por edhe të vlerave thelbësore të vizionit të ndërmarrjes: për të qenë pararojë dhe për të pasur qëndrueshmëri. Shoqëria, në fakt, gjithmonë synon një administrim të përgjegjshëm të aktiviteteve të saj, të aftë për të siguruar zhvillimin e zgjidhjeve novatore që të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit dhe të formave të tij të jetës.
Shihe artikujt në këtu:
- “Adria Ferries, svolta green con la nuova AF Claudia: in Albania rispettando l'ambiente" - Ancona Today
- "Adria Ferries all’insegna della sostenibilità ambientale" - AdriaEco
- "Italia Nostra a bordo di AF Claudia: «Bene gli scrubbers, ma ora spostate i traghetti" - Ancona Today
- "Adria Ferries pronta per IMO2020: scrubber già installati su AF Marina e AF Claudia" - Ship2Shore
- "Adria Ferries: servizi integrati a bordo della nuova unità Af Claudia" - Guida Viaggi
- "Adria Ferries anticipa Low Sulphur Cap" - Virgilio
- "A bordo di “AF Claudia”, il nuovo traghetto con la catalitica" - Ancona Today
- "Marche: Ceriscioli alla presentazione del rinnovo della flotta di Adria Ferries" - FerPress
- "Adria Ferries anticipa Low Sulphur Cap" - Venti4ore
- "Adria Ferries, svolta green con la nuova AF Claudia: in Albania rispettando l'ambiente" - Geos News
- "Adria Ferries presenta la flotta sostenibile. Ceriscioli: «Investimenti nella giusta direzione»" - Geos News
- "Adria Ferries rinovon flotën dhe paraqet tragetin e ri AF Claudia" - Shqiptarja.com
- "Adria, anija e re ekologjike që lidh Durrësin me Ankonën" - Shqiptarja.com