Adria Ferries sponsor zyrtar i Animus Youth Games 2019
Nga data 27 deri më 29 shtator, janë zhvilluar në Ankona lojërat e të rinjve të Adriatikut dhe të Jonit, aktualisht Animus Youth Games, gjithashtu në sajë të projektit Animus (Adriatic Ionian Games for Social Inclusion) të bashkëfinancuara nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian. Tani kanë arritur në edicionin e tyre të tretë dhe mbështeten fuqimisht nga këshilltari i Sportit të Komunës së Ankonës, Andrea Guidotti, iniciativa ka mbledhur në qytetin dorik rreth njëmijë atletë të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, nga 16 Vende në zonën e Danubit dhe Baltikut, të cilët janë përballur në 9 disiplina sportive: atletikë, volejboll plazhi, futboll, basketboll 3 × 3, hendboll, waterpol, rugby, taekwondo dhe tenis. "Turneu i Lojërave Rinore - pohon këshilltari Andrea Guidotti - ka nxjerrë në pah një nivel shumë të lartë të përgatitjes sportive, duke dëshmuar se sa i rëndësishëm është sporti në vendet e tjera. Por, përtej rezultateve përfundimtare, te të cilat doli që Serbia u dallua për numrin më të madh të medaljeve, ishte Sporti, edhe në këtë edicion, si instrumenti kryesor i rritjes dhe shpërndarjes së principeve dhe vlerave të rëndësishme ndërmjet evropianëve të rinj". Me rëndësi thelbësore për suksesin e eventit ishte sigurisht puna e MIUR-it, nëpërmjet Zyrës shkollore rajonale për Marche-t, e cila ka përfshirë institute të ndryshme shkollore, duke mbledhur mbi 400 studentë të angazhuar në sektorë të ndryshëm: pritje, komunikim, interpretim, prezantim turistik të qyteteve dhe shfaqje muzikore në skenë.
Adria Ferries Main Sponsor 2019
Adria Ferries, Shoqëria leader e transportit detar në linjën Itali Shqipëri, është treguar veçanërisht e ndjeshme ndaj angazhimit për të përhapur një iniciativë që synon bashkëpunimin ndërmjet Vendeve dhe për të inkurajuar sportin gjithëpërfshirës dhe kohezionin social, aq sa të rinovohet mbështetja e saj në tre edicione radhazi. Me rastin e eventit, në fakt, Shoqëria ka ofruar për një grup prej rreth 200 fëmijësh, një udhëtim falas në anijet e Adria Ferries së bashku me ushqimet në bord, por edhe të gjithë mbështetjen e nevojshme, nga Divizioni Media dhe Komunikim, për të nxjerrë në pah iniciativën në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë shtypin dhe kanalet kryesore të mediave që ka në dispozicion.
.
"Sporti është një shkollë e madhe jete edhe me Youth Games, që përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për të stimuluar përfshirjen, afërsinë dhe solidaritetin, ai është edhe më shumë. Ky manifestim i bukur është një rast për të vënë në kontakt kulturat, mentalitetet dhe kombësitë e ndryshme, por në të njëjtën kohë të bashkuar nga një shpirt i shëndetshëm sportiv dhe konkurrues - shpjegon Alberto Rossi, mbështetës i iniciativës që nga edicioni i parë - është receta ideale për të luftuar dallimet dhe për të integruar popujt dhe kombet. Adria Ferries ka vendosur të përqafojë edhe një herë manifestimin sepse nuk bën kurrë programe dhe investime të rastësishme. Kemi qenë sponsorizues të kësaj iniciative që nga momenti i parë i saj, sepse na ka entuziazmuar, na ka pëlqyer atmosfera dhe lloji i organizimit. Ne e kemi mbështetur atë që nga fillimi, e mbështesim atë tani dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen ".
PAKTI I MIQËSISË ME SERBINË
Një etapë e rëndësishme e Games ka qenë firmosja e Paktit të miqësisë, të shtunën më 28 shtator, ndërmjet Komunës së Ankonës dhe qytetit serb Sabac, dy qytete të cilat ka mjaft kohë që bashkëpunojnë në sektorin e Sportit dhe të Politikave të rinisë, duke filluar që nga edicioni i parë i projektit “Adriatic and Ionian Youth games” që u zhvillua në 2014-ën në Ankona. Me këtë Pakt të dy qytetet kanë premtuar që të krijojnë lidhje miqësore ndërmjet bashkësive të tyre, promovimin e shkëmbimin e përvojave, iniciativa turistike, ekonomike, sportive dhe kulturore.
"Demonstrimi konkret - tha kryebashkiakja Mancinelli - se si Youth Games arrijnë të zgjerojnë kapacitetin e tyre pozitiv dhe shtytës edhe përtej sportit. Kjo marrëveshje bashkëpunimi nuk ka të bëjë vetëm me sportin, por me të gjitha gjërat pozitive që të dy qytetet mund të bëjnë së bashku. Sporti është një mjet dhe pastaj shkohet më tej ”. "Për ne - ka theksuar Nemanja Pajic, Presidenti i Këshillit të Sabacit dhe përfaqësues i qytetit në parlament - ky Pakt i Miqësisë ka një rëndësi tepër të madhe. Sporti është një ambasador i mirë dhe do të na lejojë gjithashtu të flasim për ekonominë. Jemi të vetëdijshëm që me këtë firmë do të krijohen shumë mundësi, dhe do të hapen horizonte të reja. Ndoshta do të arrijmë të kemi qasje në fondet evropiane të menduara për qytetet e binjakëzuara. Ankona, një qytet miqësor, mund të na ndihmojë gjatë kësaj rruge: ajo tashmë është në komunitetin Evropian dhe ka shumë përvojë”.
SUKSESI I EVENTIT
Kryetarja e Bashkisë, Valeria Mancinelli, pas falënderimeve të rastit për institucionet komunitare dhe lokale, federatat sportive, shkollat, shoqatat, stafin komunal dhe të mbrojtjes civile, sponsorët dhe përkrahësit, ka shfaqur kënaqësinë e saj “për një organizatë që ka funksionuar më mirë se ç’ka pasur mundësi, duke u lejuar qindra fëmijëve të kombësive të ndryshme të bashkëveprojnë në emër të sportit, të argëtohen dhe të njihen me njëri-tjetrin, në siguri të plotë, duke hedhur themelet për një projekt të përbashkët dhe të bashkë-ndashëm, i cili është fryma e institucioneve makro-rajonale ". Në të vërtetë, qëllimi i Lojërave ka qenë gjithmonë që të përmirësojë ndjenjën e bashkëpunimit, të përkatësisë dhe vetëdijes brenda një makro-rajoni evropian, duke hequr barrierat sociale dhe kulturore dhe duke rritur vlerën e përbashkët të sportit.
Katër janë arsyet fisnike të suksesit të projektit sipas Kryetares së bashkisë Mancinelli: bashkëpunimi konkret ndërmjet subjekteve të ndryshme, institucionale dhe jo; dimensioni ndërkombëtar i arritur nga qyteti i Ankonës në raport me Evropën dhe botën; aftësia e arritur për të gjetur dhe përdorur fondet evropiane, në sajë të një rrjeti që funksionon dhe së fundi entuziazmi tërheqës i të rinjve.
Eventi solli një frymë freskie dhe multikulturalizmi në Ankona, e cila për disa ditë u bë skenë ngjarjesh, shfaqje fishekzjarresh, takimesh, himnesh kombëtare, mesazhesh shumëgjuhëshe me një përfshirje të papritur të të gjithë kryeqendrës dhe banorëve të saj.
https://www.tmnotizie.com/indimenticabile-terza-edizione-degli-animus-youth-games/
https://fidest.wordpress.com/2019/09/21/giovani-in-gara-per-leuropa-del-futuro/
https://www.ilrestodelcarlino.it/ancona/sport/animus-youth-games-2019-1.4803946
https://www.tmnotizie.com/patto-di-amicizia-tra-ancona-e-sabac-i-serbi-sognano-leuropa/
https://www.ilrestodelcarlino.it/ancona/sport/animus-youth-games-2019-1.4803946