4 TURNETË E SHQIPËRISË

 NJË RRUGËTIM I STUDIUAR PËR TË ZBULUAR VENDIN E SHQIPONJAVE

1. FOOD & WINE 

 Tave Kosi - Piatto tradizionale albanese

Tave Kosi - Piatto tradizionale albanese

Shqipëria mburret me famën e një arti të rafinuar kuzhine. Nga Durrësi, duke arritur deri në Vlorë, ka shumë vende ku mund të shijojmë në 360° gastronominë e famshme shqiptare. Hotel Plaza Tirana Duke u nisur nga Tirana, ndodhet vetëm 30 minuta larg Durrësit; është e pamundur të mos ndalemi në Hotel Plaza Tirana, një strukturë me 5 yje që gjendet në zemër të qytetit. Përveç dhomave moderne, qendrës relaks dhe mirëqenie dhe të palestrës moderne, që janë të ngritura në 23 kate, Plaza Hotel Tirana është gjithashtu vendi ideal për shije-hollët: tre restorantet, Panevino, Convivium dhe Savor ofrojnë zgjedhje të shkëlqyera për të kënaqur shijet e personave më kërkues.

Restorant peshku Për ata që kërkojnë freskinë puro, rekomandojmë restorantin Xha Barka, një nga propozimet më të mira të peshkut në qytet. Cilësia, freskia dhe varietetet janë emëruesit e përbashkët të restorantit.

Restorant me yje Këshillohet shumë agriturizmi Mrizi i Zanave, që është hapur nga Shefi me yje, me famë botërore, Altin Prenga. Ky vend i mrekullueshëm, që gjendet në fshatin Fishtë, është bërë pika e parë e referimit për slow food në Shqipëri. Agriturizmi është i zhytur në një bukuri natyrale, që krahasohet vetëm me mirësinë e ushqimit km0 ku është e mundur të shijohen recetat tradicionale.

Restoranti Mrizi i Zanave

Restoranti Mrizi i Zanave 

Gjërat që duhen parë Muzeu i kujtesës Bunk'art, i menduar për të qenë në gjendje t’u dorëzojë gjeneratave të reja dhe të huajve kujtimin e bunkerëve të ndërtuar gjatë viteve të errëta të regjimit komunist. Bunk'Art-i i parë, që gjendet vetëm pesë minuta larg sheshit qendror Skënderbeu është i lidhur, nëpërmjet një tuneli nëntokësor, me Ministrinë e Brendshme. Në dhomat e kësaj strukture betoni, janë rindërtuar lokalet e hetuesisë, dhe janë të ekspozuar instrumentet rudimentare që janë përdorur nga organet e spiunazhit. Bunk’Art-i i dytë gjendet në periferinë e qytetit. Një bunker i ndërtuar për të përballuar sulmin atomik e që shtrihet në një sipërfaqe prej 2680 metra katror dhe që ishte ndërtuar për të strehuar diktatorin Hoxha, nga ku mund të vizitojmë studion private të tij, dhomën e gjumit e madje edhe kabinetin spartan së bashku me nomenklaturën e regjimit të kohës. Itinerari ideal vazhdon në drejtim të Beratit ku është e mundur të ndalemi e të vizitojmë vendet ku mund të shijojmë prodhime tipike shqiptare.

Turneu i verës Kantina e përsosur për një ndalesë të këndshme pit stop është Cobo Winery. Poshtë malit Tomorr shtrihen vreshtat e kultivuara, një kullë e madhe (një formë e arkitekturës tradicionale shqiptare), vetë kantina është një sallë elegante për prezantimin e verës.

Turneu i Cobo Winery përfshin një pamje të plotë të procesit të vinifikimit dhe të vizitës në park, vizitorët më pas ftohen që të pinë me njëri-tjetrin një gotë verë dhe të shkëmbejnë dy fjalë me një anëtar të familjes Cobo, gjatë kohës që shijojnë një shumëllojshmëri djathërash shqiptarë të prodhuar në shtëpi. Turnetë janë në dispozicion vetëm duke fiksuar një takim dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katër orë.

Qyteti i njëmijë dritareve Duke vazhduar udhëtimin, rreth 90 km larg Tiranës arrijmë në qytetin e Beratit, që përshkohet nga lumi Osum, e që është ndër qytetet më të vjetra shqiptare. Qyteti-muze i përket periudhës osmane dhe mbrohet nga UNESCO si Trashëgimi Botërore. Është mbiquajtur qyteti me njëmijë dritare për shkak të xhamave të shumtë të dritareve në lagjet Mangalem dhe Gorica që pasqyrojnë dritën e diellit. Në shtëpitë e panumërta të bardha ngrihen muret e larta të Kështjellës.

Vend përrallor Hotel Castle Park në Berat është me të vërtetë një destinacion interesant, një vend spektakolar në zemër të një oaze shumë të bukur. Një vend magjik që ka dalë në dritë nëpërmjet vëmendjes së kujdesshme për detajet, dhe një restorant që mburret me recetat më të mira tradicionale të bazuara në ushqimin biologjik të përzgjedhur me dorë. Freskia dhe natyra janë përbërësit kryesorë të secilës recetë.

Qyteti i dy deteve Vlora është padyshim një vend që nuk duhet humbur, një qytet i lashtë dhe port natyror në kanalin e Otrantos, ndodhet në pikën ku Deti Adriatik ia lë vendin e tij Jonit. Përveç zonës së rinovuar të lungomares përbri portit, në Vlorë ka gjurmë të shumta historike, si për shembull Xhamia Muradie që i përket 1500-ës ose muret antike që rrethojnë qytetin e shekullit të gjashtë p.K. Vlora është padyshim një qytet që meriton të vizitohet, duke shëtitur nëpër rrugët e saj, duke humbur rrugë dhe pastaj duke u gjetur përpara një monumenti, një kishe, një ndërtese historike ose thjesht përpara një tavoline te një bar nën hijen e një peme të madhe.

Restorant peshku Restorant Joni Vlorë është një restorant që nuk duhet të humbasim nëse vizitojmë Vlorën. Një vend ku freskia e rikthen shijen e vërtetë dhe kënaqësinë e kuzhinës së detit. Restoranti ofron një kuzhinë mesdhetare dhe italiane. Vendi është në një ambient të kujdesshëm për detajet më të vogla, në gjendje për të ofruar komoditet dhe relaksim. Personeli është shumë i kualifikuar dhe cilësia është e garantuar.

Hotel në bregdet Coral Hotel Resort është një strukturë e këndshme që gjendet vetëm disa hapa larg plazhit. Me një ekuilibër të gjetur komforti, cilësie e komoditeti, Hoteli i mirëpret mysafirët e vet në një ambient të ri dhe dinamik, të përshtatshëm për familjet.

2. ALBANIA ADVENTURE

Kanioni i Osumit

Kanioni i Osumit

Tour Albania Adventure u garanton mysafirëve tanë një aventurë të paharrueshme përgjatë hinterlandit dhe bregdetit shqiptar. Ditët e para do t'i dedikohen atraksioneve të shumta në zonën qendrore-veriore të rajonit. Në Durrës, ku gjendet një nga portet më të mëdha të Ballkanit, mund të vizitojmë Amfiteatrin Romak dhe Muzeun Arkeologjik. Një objekt tërheqës është pa dyshim Skënderbeu Winery, një kantinë historike që është ngritur mbi një kodër shumë të bukur pranë qytetit. Më pas, në qytetin e Beratit, trashëgimi e UNESCO-s, mund të vizitojmë tre hapësira banimi të famshme: Mangalemin (zona rezidenciale myslimane), Goricën (zona rezidenciale e krishterë) dhe Qytezën madhështore, por edhe Muzeun Onufri të pasur me ikona shqiptare. Dita e dytë do t'i kushtohet aktiviteteve më 'wild' te Kanionet e Osumit ku nuk do të mungojë rafting përgjatë ujëvarave. Sigurisht ia vlen të provohet dreka nën ujëvarat me ujë kristal. Në vazhdim turneu do të na çojë në Liqenin e Ohrit, Pogradec, ku mund të shijojmë specialitetet tipike të prodhuesve të vegjël dhe tregtarëve të vendit, përpara se të arrijmë në afërsi të qytetit të Korçës. Për më guximtarët, turneu do të vazhdojë në drejtim të kanioneve të Langaricës, një rrugë që rezulton pak e çrregullt, por që ia vlen të përshkohet. Destinacioni i fundit përgjatë bregdetit Adriatik është Përmeti ku vizitorët më përpara mund të përshkojnë përrenjtë dhe lumenjtë në një shëtitje të paharrueshme të zhytur në natyrë dhe duke përfunduar pastaj në vaskat e burimeve natyrore. Pasi të kalojmë Gjirokastrën ku mund të vizitojmë shtëpinë e famshme të familjes Skënduli, do të arrijmë në bregdetin e Jonit. Gjatë rrugës, me siguri është me vlerë një vizitë te Syri i Kaltër pranë fshatit Muzinë, derisa të arrijmë nga malet deri te plazhet e mrekullueshme të ujit transparent të Sarandës. Më pas do të kemi mundësi të shëtisim përgjatë kepit të Borshit dhe pastaj të arrijmë në fshatin Qeparo. Më pas, përvoja e udhëtimit mund të vazhdojë drejt Porto Palermos, afër Dhërmiut. Në Dhërmi, një ditë do t’i kushtohet shëtitjes me barkë për të vizituar gjiret më të fshehta e të paprekura. Për ata që janë më aventurierë, përpara se të marrim rrugën e kthimit për në Durrës, kanioni i Gjipes mund të jetë një arsye tjetër interesante për një shëtitje të mrekullueshme.

3. SHQIPËRIA KLASIKE

Amfiteatri i Butrintit

  Amfiteatri i Butrintit 

Pasi të ankorohet në kalatën e portit të Durrësit, do të mund të vizitoni muret e lashta mesjetare, amfiteatrin romak dhe manastirin e Ardenicës, të ndërtuara në shekullin e 13-të mbi rrënojat e një tempulli të lashtë pagan kushtuar perëndeshës greke Artemis. . Vazhdoni për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Do të mund të vizitoni xhaminë e Et'hem Beut të shekullit të 18-të, Bunk’Aart-in dhe ministritë e influencës italiane, si dhe lagjen borgjeze të Bllokut, ku elita komuniste jetoi për mbi 40 vjet. Aty pranë ndodhet fshati Krujë, një qytet mesjetar rrëzë malit me ndikim të fortë osman. Me këtë rast do të mund të ecni përgjatë pazarit, kalasë dhe muzeut të Skënderbeut, një hero kombëtar i Shqipërisë së shekullit të pesëmbëdhjetë. Ditët në vijim do t'i kushtohen Shqipërisë së Jugut drejt Gjirokastrës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pasi të keni vizituar shtëpitë karakteristike në formë kulle, do të merrni drejtimin e burimit të famshëm të Syrit të Kaltër. Nata do të kalohet në Butrintin aty pranë, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992. Do te vizitojme qytetin e lashte greko-romak i cili ka qene i banuar deri ne fund te mesjetes. Ditët në vijim do t'i kushtohen detit, në plazhet magjepsëse të Sarandës, një qytet bregdetar pranë ishullit të Korfuzit. Në udhëtimin e kthimit do të mbërrini në portat e Beratit, i njohur si "qyteti i një mijë dritareve" dhe i shpallur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Do të mund të vizitohen zonat e banuara të lagjeve Mangalemi dhe Goricë në brigjet e lumit, padyshim që do t'i jepet hapësirë ​​e mjaftueshme vizitës në Muzeun Onufri.

4. ALBANIA & SHQIPËRIA DHE MANASTIRET E METEORËS

 Meteora

Meteora 

Pasi të kemi ankoruar pranë molos te porti i Durrësit, do të kemi mundësi të vizitojmë muret e lashta mesjetare, Amfiteatrin romak dhe Manastirin e Ardenicës, të ndërtuar në shekullin e 13, mbi rrënojat e një tempulli pagan që i është kushtuar perëndeshës greke Artemis. Vazhdojmë udhëtimin drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Do të jetë e mundur të vizitojmë xhaminë e shekullit të XVIII të Et'hem Beut, Bunk'Art-in dhe ministritë e ndërtuara sipas influencës italiane, si dhe lagjen borgjeze të Bllokut, ku elita komuniste jetoi për mbi 40 vjet. Në afërsi ngrihet qyteti i Krujës, një qytet mesjetar në këmbët e malit, i karakterizuar nga një ndikim i fuqishëm otoman. Me këtë rast mund të ecim përgjatë pazarit, të shkojmë te qyteza dhe te muzeu i Skënderbeut, hero kombëtar i Shqipërisë në shekullin e XV. Ditët në vijim do t'i dedikohen jugut të Shqipërisë në drejtim të Gjirokastrës, trashëgimi botërore e UNESCO-s. Pasi të kemi vizituar shtëpitë me formën karakteristike të kullave, do të marrim drejtimin ndaj burimit të famshëm Syri i Kaltër. Natën do ta kalojmë në afërsi të Butrintit, që nga viti 1992 Trashëgimi e Njerëzimit nga UNESCO. Do të vizitojmë qytetin antik greko-romak që ka qenë i banuar deri në fund të Mesjetës. Ditët e ardhshme do t'i dedikohen detit, në plazhet e mahnitshme të Sarandës, një qytet bregdetar larg brigjeve të ishullit të Korfuzit. Gjatë udhëtimit të kthimit, do të arrijmë në hyrje të Beratit, i njohur si "qyteti i njëmijë dritareve" dhe i deklaruar trashëgimi botërore e UNESCO-s. Do të jetë e mundur të vizitojmë hapësirat rezidenciale të lagjeve të Mangalemit dhe Goricës në brigjet e lumit, sigurisht një kohë e mjaftueshme di t’i kushtohet vizitës në Muzeun e Onufrit.

SHKARKO BROSHURËN

SHQIPËRIANISU I INFORMUAR!

 

DOKUMENTE TË VLEFSHME PËR ÇATDHESIMIN

Letërnjoftimi i vlefshëm për çatdhesim (udhëtim jashtë shtetit) ose pasaporta.

ZONA KOHORE

E njëjta zonë kohore me Italinë.

Shqipja është një gjuhë indo-evropiane me shumë fjalë me origjinë greke, latine dhe të sllavishtes antike. Njihet italishtja, si ndërmjet të moshuarve ashtu edhe ndërmjet të rinjve.

KLIMA DHE VESHJA

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, shumë të butë veçanërisht përgjatë bregdetit të Jonit, me dimra të ftohtë dhe temperatura edhe nën zero gjatë natës. Pak shira në fund të vjeshtës dhe pranverës alternohen me shumë ditë me diell gjatë gjithë vitit, me verë shumë të nxehtë, veçanërisht në qytete, ku në korrik temperatura mund të arrijë deri në 40 °C. Koha më e mirë për turne është pranvera dhe vjeshta, ndërsa për ata që e duan detin, bregdeti i jugut lejon të shijojmë pushime të gjata edhe deri në shtator e tetor.

MONEDHA

Monedha Shqiptare është Leku (ALL), me një këmbim mjaft të qëndrueshëm, aktualisht 130 lekë për € 1. Mund të tërheqim valutën lokale te bankomatet ose te sportelet e tjera automatike. Kartat e kreditit kryesore mund të përdoren në qytete. Shumë dyqane dhe hotele pranojnë pagesat në euro.

ENERGJIA ELEKTRIKE

Priza normale, 220 volt.

TELEFONI

Prefiksi 00355 për të telefonuar në Shqipëri nga Italia. Kostot për telefonatat me celularë ndryshojnë sipas operatorit të telefonisë.

TRANSPORTET

Arrihet me rrugë ajrore dhe detare, Shqipëria është e pajisur me rrugë komunikacioni mjaft të mira, që janë duke u përmirësuar shumë shpejt. Linjat e minibuseve dhe të autobusëve privatë ose shtetërore sigurojnë lidhje të shpeshta ndërmjet qyteteve të mëdha.

VAKSINIMET DHE ILAÇETI

Nuk parashikohen vaksinime për të vizituar Vendin. Si gjithmonë rekomandohet të marrim me vete ilaçet personale që mund të mos jenë të disponueshme në vend. Është e preferueshme të pimë ujë në shishe.

BAKSHISHET

Gjithmonë janë të mirëpritura gjatë turneve, e ndahen në mes të shoferit dhe guidës sipas dëshirës së pjesëmarrësve.

FEJA

Shumica janë myslimanë sunitë rreth 70%, me 20% të krishterë ortodoksë dhe 10% katolikë.

Një vend zyrtarisht ateist ndërmjet viteve 1967 dhe 1990, Shqipëria tani po përjeton një fazë të re në të cilën kishat dhe xhamitë po shumohen kudo.

KUZHINA

Kuzhina shqiptare është një kuzhinë që kombinon traditat e ndryshme, e ngjashme me atë turke, me peshk dhe shumë mish, në formë shishi dhe qoftesh (shishqebap, qofte), mish të shterur në forma të ndryshme, mish të pjekur dhe mëlmesa me salcë kosi dhe kos. Birra lokale është e mirë, vera e bardhë dhe e kuqja deri diku, ndërsa pijet alkoolike tradicionale janë rakia dhe uzoja greke.

TRANSPORTIMI I AUTOMJETIT TONË NË SHQIPËRI

Duke hyrë në Shqipëri, në kufi, duhet të nënshkruhet një policë sigurimi e detyrueshme. Kostoja ndryshon në varësi të tipit të automjetit dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit.

 

CONTATTI

Call Center: 071 50211621

Whatsapp: 335 06348921

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Lungomare Vanvitelli 18 – 60121 Ancona