Bashkepunim me Istitutin e mesme “VOLTERRA ELIA”
Me 16 Dhjetor 2015, me nje vizite ne bordin e tragetit AF MARINA ne portin e Ankones ka perfunduar viti i pare i bashkepunimit midis Adria Ferries ( Kompania e Lundrimit leader ne tregun e lidhjes Itali - Shqiperi ) dhe Istitutin e Arsimit te Mesem “Volterra Elia”.
Ne kete rast rreth 90 nxenes te klasave te treta, te katerta dhe te pesta kane pasur mundesine te shikojne nga afer ato qe deri tani kane studiuar vetem ne libra: jane ngjitur ne uren e komandes,kane zbritur ne sallen e makinave,kane pare nga afer mjetet e ndyshme te shpetimit dhe mbi te gjitha per te degjuar deshmite e Komandantit dhe Oficerave .
Bashkepunimi mes Adria Ferries dhe Institutit detare te qytetit ka lindur nga nje inisiative e Pronarit te Anijeve Ankonetan Alberto Rossi qe gjate vitit ka vene ne dispozicion floten e tj per te bere nje seri praktikash per studentet.
Ne fakt,gjate vitit 2015 10 djem kane zhvilluar nje praktike tre javore ne bordin e tragetit ADRIA FERRIES duke u futur 360° ne kete qe mund te jete bota atyre nje here te diplomuar. Djemte e akomoduar ne praktike mund te kishin qene shume me teper neqoftese instituti kishte breda tij edhe degen e makinerise dhe jo vetem ate te kuvertes .
Gjithashtu gjate vitit 3 djem te diplomuar vitin e kaluar ne Istitutin Detare “Volterra Elia” kane qene te punesuar nga ADRIA FERRIES si kadete kuverte mbas nje seleksionimi qe ka perfshire rreth 15 djem,te gjithe te diplomuar ne Istitutin e qytetit.
Si Pronari Dorik Alberto Rossi dhe Drejtoresha Dr. Cuppini shprehen nje kenaqesi te madhe per rezultatet e arritura ne 2015 dhe konfermojne qe edhe ne vitin qe sa po ka filluar do te vene ne vend nje seri inisiativash per te thjeshtesuar gjithmone e me teper hyrjen e djemve ne boten e transportit detar .
shikoni Nderrimin ADRIA FERRIES shiko artikullin Kultura e detit nis serish nga te rinjte