Nave della Salute 2024
Në Ankonë, nisja e anijes së parë që kombinon parandalimin dhe diagnozën e hershme
ME NJË JETË TË SHËNDSHME DHE KONTROLLEVE TË RREGULLTA, ËSHTË E MUNDUR TË SHPËTOHEN 1 MILION JETË NË VIT NISJA E PARË E ANIJES SË SHËNDETIT ME AMBULATORË PËR VIZITA FALAS NË BORD
Është e mundur të shpëtohen 1 milion jetë në vit nëse kryhen rregullisht kontrolle dhe mbahet një stil jetese i shëndetshëm. Ky qe rezultati që doli nga një studim i Eurostatit që tregon ndikimin e zakoneve të gabuara dhe mungesën e vizitave mjekësore në patologjitë më serioze. Për të promovuar aktivitetet e parandalimit primar dhe sekondar dhe për të theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, në orën 17 të shtunën, më 20 prill, nga porti i Ankonës u nis AF MIA, anija e parë e Shëndetit, ku u bënë 274 vizita falas për pasagjerët në vetëm 4 orë. Për herë të parë, udhëtarët, gjatë pritjes për t’u nisur dhe gjatë rrugës drejt destinacionit të tyre, takuan specialistë në gjenetikën onkologjike dhe senologji (me Prof. Rossana Berardi dhe Dr. Francesca Rossi), dermatologji (me Prof. Anna Campanati), mjekësi vaskulare (me Dr. Roberto Catalini dhe Alessandro Saturni), okulistikë (me Dr. Carlo Sprovieri dhe Paolo Principi) dhe nutricion klinik (me Dr. Marina Taus dhe Loriana Finocchiaro dhe Dr. Marco Ferrara).
Anija, e parkuar të dielën në portin e Durrësit, në Shqipëri, mikpriti në bord 400 persona që përfituan nga ky shërbim i jashtëzakonshëm i krijuar nga One Healthon, projekti i parë i realizuar në Itali me qëllimin për të ndërgjegjësuar qytetarët, institucionet, mjekët dhe mediat për nevojën për të promovuar mirëqenien e planetit.
“Parandalimi dhe diagnoza e hershme janë çelësat për të fituar kundër shumicës së sëmundjeve” - thotë Rossana Berardi, Presidente e Fondacionit One Health dhe Profesore e Mjekësisë Onkologjike në Universitetin Politeknik të rajonit Marke. “Për fat të keq, shpesh nënvlerësohet rëndësia e stileve të jetesës të shëndetshme, të mbështetur nga ushqimi i duhur dhe bërja e përditshme e ushtrimeve. Kësaj i shtohet edhe mungesa e ndërgjegjësimit për faktin se sa shumë kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në zbulimin e sëmundjeve në fazat e hershme, kur ato mund të trajtohen ende shpejt dhe pa pasoja të rënda. Kjo vlen për onkologjinë, kardiologjinë, reumatologjinë dhe shumë degë të tjera të mjekësisë. Ne u nisëm në mars të vitit 2023 duke prezantuar projektin One Healthon në Ministrinë e Shëndetit, dhe prej atëherë kemi ofruar mbi 4500 vizita falas dhe promovuar rëndësinë e shëndetit për njeriun dhe planetin përmes mediave sociale, webinareve dhe eventeve me popullsinë. Me Anijen e Shëndetit, dëshirojmë t’u ofrojmë atyre që udhëtojnë për arsye familjare ose pune dhe kanë një moment “pritjeje” në dispozicion, rastin për të menduar për mirëqenien e tyre, përmes takimeve me specialistë që mund t’i mbështesin ata në parandalimin ose diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve më të zakonshme. Ne shpresojmë që ky të jetë një projekt pilot që mund të na udhëheqë drejt realizimit të nismave të tjera të ngjashme.”
“Anija e Shëndetit është një projekt që na ndihmon të kujtojmë lidhjen mes shëndetit të njerëzve dhe shëndetit të planetit, veçanërisht atij të deteve tona”, thotë Roberto Danovaro, Ekolog në Universitetin Politeknik të rajonit Marke dhe President i Komitetit Shkencor të WWF. Ndotja, praktikat e dëmshme të peshkimit për habitatet, mos tretja e mbeturinave dhe përdorimi i tepërt i plastikës po dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme ujërat në të gjithë botën dhe mund të kompromentojnë shëndetin tonë. Është e rëndësishme të angazhohemi menjëherë për të rikthyer mirëqenien e deteve dhe oqeaneve, sepse të gjithë mund të përfitojmë nga ky proces, edhe përmes ushqimit, një nga elementët kryesorë të një stili jetese të shëndetshëm.”
“Jemi të nderuar që të mirëpresim në një mjedis portual një nismë me vlerë shoqërore të lartë, që përfshin edhe subjekte që janë protagonistë të ekonomisë detare”, - deklaron Vincenzo Garofalo, President i Autoritetit të Portit të Detit Adriatik Qendror. “Ne besojmë fort që porti i Ankonës është një pikë referimi për komunitetin, siç tregon edhe prania e këtij eventi, që forcon më shumë lidhjen midis qytetit dhe portit të tij”.
“Jam pronar anijesh prej shumë vitesh, por pikë së pari jam djali i një mjeku”, - komenton Alberto Rossi, pronar (armator) i Anijes së Shëndetit. Kur bëhet fjalë për nisma që kanë të bëjnë me shëndetin, veçanërisht me shëndetin e territorit tonë, që ka fatin të ketë një sistem shëndetësor ndër më efikasët në Itali, unë, familja ime dhe kompanitë e mia jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontributin tonë. Profesoresha Berardi na prezantoi disa muaj më parë programin One Healthon, pjesë e të cilit janë bërë e po bëhen emrat më të rëndësishëm të mjekësisë italiane. Është një koncept i parandalimit që unë dhe Bordi i Drejtorëve të Adria Ferries shpresojmë që të gjejë përhapje dhe hapësirën e duhur në të gjithë territorin kombëtar, si në nivel publik ashtu edhe në atë privat. AF MIA është pjesëtarja jonë më e re, dhe jemi krenarë dhe të nderuar që të mikpresim një nismë të tillë. Do të kishim dëshiruar të bënim më shumë duke e lyer në ngjyrë rozë, por ndoshta do të mbetet për herën tjetër”.
“Kjo nismë e jashtëzakonshme është e fundit e një serie të gjatë nismash e cila, me One Healthon, ka përfshirë profesionistë të shëndetit, shoqatat vullnetare dhe të pacientëve, mediat dhe institucionet”, përfundon Mauro Boldrini, Drejtor i Komunikimit të Shoqatës Italiane të Mjekësisë Onkologjike (AIOM) dhe Zëvendëspresident i Fondacionit One Health. “Ne besojmë fort se është e mundur një ndryshim i rrugës për ta rikthyer planetin tonë në kushte optimale dhe kështu edhe shëndetin e neve që jetojmë aty, por për të arritur këtë rezultat është e nevojshme angazhimi i të gjithëve, secili me fuqitë dhe aftësitë e veta. Forma më e mirë e parandalimit ndodh duke takuar njerëzit dhe duke i informuar ata për përfitimet që mund të marrin duke pasur një stil të shëndetshëm jetese dhe duke kryer rregullisht kontrolle. Kjo është ajo çfarë do të bëjmë në anijen dhe çfarë shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë në të ardhmen me projekte po aq inovative”.