Komunikim 25 gusht 2021
Kompania Adria Ferries njofton se, për shkak të rrethanave të paparashikuara teknike, të anijes së kompanisë GNV në linjën Durrës-Bari, nisjet nga Durrësi me destinacionin Ankona të planifikuara do të kenë ndryshime si të kohës së nisjes ashtu edhe të destinacionit.
Të nderuar pasagjerë,
na vjen keq që duhet t’ju komunikojmë se për shkak të rrethanave të paparashikuara teknike, të anijes së kompanisë GNV në linjën Durrës-Bari, e përdorur gjithashtu nga Adria Ferries për pasagjerët e saj sipas marrëveshjes sharing ndërmejt dy kompanive, nisjet nga Durrësi me destinacionin Ankona të planifikuara nga 26 gusht deri në 30 gusht(përfshirë), do të kenë ndryshime si të kohës së nisjes ashtu edhe të destinacionit.
Për të gjitha nisjet orari i ri do të jetë në orën 23.00, me destinacion Barin.
Ky ndryshim ishte i nevojshëm për të lejuar mbrojtjen e të gjithë pasagjerëve që pritet të kthehen në Itali nga Shqipëria në ato data.
Pasagjerët e prekur nga ky ndryshim mund të kontaktojnë zyrat tona në +39 071 50211621 dhe në mënyrë alternative të zgjedhin nga opsionet e mëposhtme:
- rimbursim i plotë i biletës ( vetëm bileta e kthimit në rast të biletës vajtje -ardhje);
- pranimi i kohës së re të nisjes dhe destinacionit të ri me rimbursim të diferencës së çmimit në lidhje me itinerarin e ri;
-ndryshimi i biletës me datë të hapur (OPEN).
Si rezultat i sa më sipër, do të anullohen gjithashu edhe nisjet nga Ankona për në Durrës nga 26 gusht deri në 30 gusht (përfshirë) , dhe pasagjerët e prenotuar në këto nisje mund të kontaktojnë zyrat tona ne numrin +39 071 50211621 dhe në mënyrë alternative të zgjedhin mundesitë:
- rimbursim i plotë i biletës ( vetëm bileta e kthimit në rast te biletës vajtje -ardhje);
-mbrojtje në itinerarin Bari - Durrës në orën 23:59 me rimbursim të diferencës së tarifës;
-ndryshimi i biletës me datë të hapur (OPEN).
Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe shpresojmë se akoma mund t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të udhëtimit.
Kujdesi për klientin Adria Ferries