Ju garantojme tamponin anti Covid ne Portin e Ankones
Adria Ferries njofton se duke nisur nga data 3 korrik do funksjonoje nje institucion shendetesor ne zyren e biletave detare ne portin e Ankones per kryerjen e tamponit te shpejte antigjenik dhe molekular.
Gjithmone ne balle te ofrimit te nje pervoje te besueshme dhe te sigurte udhetimi, Adria Ferries njofton se ne menyre qe te ofroje siguri maksimale per te gjithe pasagjeret qe nisen nga porti i Ankones,duke filluar nga 3 korrik deri më 6 shtator, ne nje zone te dedikuar te zyrave te Biletarise detare te vendosur ne rr. Einaudi,nje qender shendetesore do te funksjonoje per kryerjen e tamponit te shpejte antigjenik dhe molekular. Testet do te garantojne shpejtesi te vecante duke pasur parasyshe nevojat e udhetareve.
Sherbimi eshte ne dispozicion ekskluzivisht me prenotim ne linkun duke klikuar në sit: https://polodiagnostico.it/tampone-faringeo