Adria Ferries krijon siguri për flotën e saj
Adria Ferries siguron flotën e saj dhe përgatit, për secilën anije të veçantë, një “Cyber Security Management Plan”.
Proceset inovative në fushën e robotikës dhe të automatizmit, të inteligjencës artificiale dhe të teknologjive të komunikimit po çojnë në një revolucion të të gjithë sektorëve industrialë, përfshirë sektorin detar në të cilin cyber security (siguria kibernetike) luan një rol primar gjithnjë e më të rëndësishëm, pasi ekspozojnë impiantet portuale dhe sektorin detar ndaj rreziqeve tepër të mëdha që lidhen me cenueshmërinë potenciale të sistemeve informatike. Nevojat në rritje për lidhje në kohë reale, që synojnë sigurimin e informacionit kur është e nevojshme për të optimizuar operacionet detare, përvojën dhe përplotësimin e nevojave të klientit, po rrisin sipërfaqen e sulmeve cyber, (sulmeve kibernetike), duke i bërë ata potencialisht më vdekjeprurëse. Është e qartë se si, përballë këtij skenari, adoptimi i masave në gjendje për të garantuar sigurinë e operatorëve dhe të informacioneve që ata administrojnë, me anën e sistemeve të bordit, është një temë që spikat edhe në sektorin detar.
Në qershor të vitit 2017, ndikimi i këtyre rreziqeve është ndjerë në mënyrë të konsiderueshme për shkak të sulmit informatik, të kryer në nivel ndërkombëtar, nga ana e hakerave që i kanë bërë sistemet informatike të shumë ndërmarrjeve të papërdorshme duke përfshirë gjithashtu edhe sektorin e shipping (trafikut detar).
Për t'iu përgjigjur këtyre rreziqeve dhe për të proceduar me një administrim korrekt të rrezikut informatik, në përputhje me parashikimet e normativës IMO (Organizata Detare Ndërkombëtare), e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021, Shoqëria Adria Ferries ka përgatitur, posaçërisht për secilën anije të veçantë, një “Cyber Security Management Plan” që do të inspektohet në kontrollin e parë vjetor të D.O.C-së, me përfundim afati në vitin 2021.
Plani është strukturuar si më poshtë:
1. Normativa Kombëtare CGCdP (Komanda e Përgjithshme e Kapitanerive të Portit) dhe Ndërkombëtare (IMO);
2. Politika Company “Cyber Security”;
3. Plan;
4. Form (të Shoqërisë) specifikë për Audit, Familjarizim dhe Mirëmbajtje.
Plani i administrimit të Cyber Security (Sigurisë Kibernetike) do të ruhet nga Komandanti përgjegjës, për ISM-në e sigurisë informatike në bord. Nga ana tjetër, reparti i IT-së do të marrë masa për mirëmbajtjen e aparateve të informatikës së bordit, për familjarizimin e personelit dhe për audit-et vjetore për implementimin e sistemit.