08 SH2020
Adria Ferries merr certifikimin ISO 9001
Adria Ferries ka marrë certifikimin e cilësisë që i është dhënë nga RINA Services S.p.A. sipas normës UNI ISO 9001:2015.
Sistemi i Administrimit për Cilësinë i Adria Ferries S.p.A. ka rezultuar në përputhje me normën ISO 9001:2015 për fushat e mëposhtme të aktiviteteve: dhënie e shërbimit të transportit detar, për persona dhe mallra, me anije të çdo lloji, të vetat ose të palëve të treta, duke përfshirë ushtrimin e aktivitetit, administrimin dhe armimin me pajisje të anijeve.