Hapen sërish rrugët nga Ankona
Adria Ferries rihap zyrtarisht tre nisjet javore me Shqipërinë nga porti i Ankonës.
Hapen sërish rrugët nga Ankona
Rihapen zyrtarisht tre nisjet Itali Shqipëri nga porti i Ankonës.
Çdo të martë, të enjte dhe të shtunë tragetet tona kthehen në shërbim të linjës Ankona Durrës.
Për informacione kontakto Qendrën tonë të Rezervimeve në numrin +3907150211621 ose rezervo direkt online KËTU.
Navigoni në mënyrë të sigurtë me masat anti-Covid të miratuara nga kompania jonë.
Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:
• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;
• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;
• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);
• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;
• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;
• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.