Rrugë të hapura për Shqipërinë!
Adria Ferries rihap lidhjet e pasagjerëve Itali-Shqipëri! Zbulo kushtet e mundësive për të udhëtuar.
Rrugë të hapura për Shqipërinë!
Është zyrtare: Adria Ferries rihap lidhjet Itali - Shqipëri.
Nga dita e sotme rrugët nga Italia për në Shqipëri janë të hapura: rezervo menjëherë udhëtimin tënd për në Shqipëri dhe përfito nga zbritjet e çmimit PRE-BOOKING!
Në situatën aktuale nga Shqipëria në Itali lejohen vetëm hyrjet e pasagjerëve të pajisur me lejeqëndrim të rregullt ose që janë rezidentë në Itali dhe detyrimisht duhet të nënshkruajnë një autodeklaratë që shkarkohet KËTU, pasi të jenë verifikuar kushtet e paraqitura në të.
Lundro në siguri me masat anti-Covid të adoptuara nga shoqëria jonë.
Rezervo biletën tënde duke u lidhur në faqen tonë të internetit https://booking.adriaferries.com ose duke kontaktuar te Call Center në n. +3907150211621.
Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:
• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;
• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;
• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);
• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;
• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;
• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.