Maska e Detyrueshme
Adria Ferries mbron shëndetin e pasagjerëve të saj dhe të ekuipazhit dhe imponon detyrimin për të veshur pajisjet mbrojtëse individuale përpara imbarkimit.
Maska e Detyrueshme
Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit ka qenë gjithmonë përparësia kryesore e Adria Ferries. Ju kujtojmë se të gjithë pasagjerëve do t'u kërkohet që të paraqiten në bord të pajisur me pajisje mbrojtëse individuale.
Një gjest i vogël mund të mbrojë shëndetin e të gjithëve.
Ju kujtojmë që Adria Ferries u garanton pasagjerëve masat e mëposhtme paraprake:
• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;
• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe për shëndetin e klientëve;
• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);
• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;
• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;
• udhëzimet që i jepen ekuipazhit se si të parandalojë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.
Për më shumë informacione, personeli i Adria Ferries është i gatshëm t'ju ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme duke dërguar një e-mail në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose duke telefonuar në numrin +3907150211621.