Adria Ferries nuk ndalet: shoferët dhe ekuipazhi udhëtojnë të sigurt
Shoqëria Adria Ferries, megjithëse ka ndërprerë transportin e pasagjerëve në linjën Itali - Shqipëri, ka vazhduar të garantojë lidhjet detare të linjës me qëllim që të lejojë vazhdimësinë e trafikut të mallrave dhe si rrjedhim furnizimin e Vendeve përkatëse nga linjat tona me mallrat e domosdoshme, duke përfshirë aty edhe materialin sanitar.
ADRIA FERRIES NUK NDALET: KËSHTU NE GARANTOJMË TRANSPORTIN E MALLRAVE DHE RUAJMË SHËNDETIN E SHOFERËVE DHE TË EKUIPAZHIT
Shoqëria Adria Ferries, megjithëse ka ndërprerë transportin e pasagjerëve në linjën Itali - Shqipëri si rrjedhim i masave kufizuese të vendosura nga qeveritë përkatëse dhe që synojnë të kufizojnë përhapjen e Covid-19, ka vazhduar të garantojë lidhjet detare të linjës me qëllim që të lejojë vazhdimësinë e trafikut të mallrave dhe si rrjedhim furnizimin e Vendeve përkatëse nga linjat tona me mallrat e domosdoshme, duke përfshirë aty edhe materialin sanitar.
Për të siguruar operativitetin e anijeve, duke mos e shkëputur asnjëherë vëmendjen për mbrojtjen e shëndetit të klientëve tanë dhe të personelit të bordit, Adria Ferries ka adoptuar, në bordin e anijeve të veta, të gjitha masat paraprake të sugjeruara nga autoritetet kompetente, në këtë rast:
• pastrimin e shpeshtë dhe dezinfektimin e anijeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të përbashkëta;
• përdorimin nga personeli i bordit të pajisjeve mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe të shëndetit të klientëve;
• paraqitjen e materialit informativ për masat parandaluese (larjen e duarve dhe distancimin social);
• instalimin e shpërndarësve me xhel higjienizues për duart, në dispozicion për të gjithë pasagjerët;
• optimizimin e hapësirave të brendshme të anijes për të siguruar distancimin social të klientëve dhe të personelit;
• udhëzimet që i janë dhënë ekuipazhit se si të parandalojnë rreziqet dhe të administrojë rastet me simptoma që i atribuohen Coronavirus-it.
Adria Ferries do të vazhdojë të garantojë transportin e trafikut të mallrave me Shqipërinë duke respektuar të gjitha direktivat nga Autoritetet Qeveritare në mënyrë që të kufizojë përhapjen e epidemisë. E gjithë kjo është e mundur në sajë të angazhimit të personelit të bordit, të cilët çdo ditë përballojnë vështirësitë që lidhen me mbajtjen e standardeve të larta të parandalimit të sëmundjeve.