Emergjenca Covid 19 – Shqipëria i mbyll dyert Italisë
Pas shtrirjes së zonës së kuqe në të gjithë territorin italian për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, Qeveria shqiptare ka dekretuar pezullimin e menjëhershëm të lidhjeve detare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
EMERGJENCA COVID 19 – QEVERIA SHQIPTARE NDALON LIDHJET DETARE ME ITALINË
Pas nxjerrjes së Dekretit të Presidencës së Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, të 9 marsit 2020, i cili i ka shtrirë në të gjithë territorin italian masat urgjente parandaluese (zona e kuqe) për të kufizuar përhapjen e virusit COVID-2019, Qeveria Shqiptare ka dekretuar pezullimin e menjëhershëm të lidhjeve detare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, deri në një datë që do të caktohet më vonë.
Masa e adoptuar nga Qeveria shqiptare hyn në një sërë masash qeveritare kufizuese që synojnë frenimin e përhapjes së Koronavirusit në vend dhe, me efekt të menjëhershëm, ndalon transportin e pasagjerëve në të gjitha linjat e trageteve që lidhin Italinë me Shqipërinë. Ndërsa, përkundrazi vazhdon të lejohet transporti i anijeve të ngarkesave komerciale, dhe për këtë arsye edhe të shoferëve të mjeteve tregtare shoqëruese, të cilët do të jenë në gjendje të qarkullojnë pa kufizime në të dy drejtimet.
Shoqëria Adria Ferries ka vendosur të vazhdojë ushtrimin e aktivitetit për lidhjen detare me anijet e saj nga Ankona dhe Bari me portin e Durrësit, në mënyrë që të garantojë vazhdimësinë e trafikut tregtar drejt dhe nga Shqipëria, duke i konsideruar si të mirëqena, përpara përhapjes së shpejtë të epidemisë dhe gjithmonë duke qenë e vëmendshme ndaj shëndetit dhe mirëqenies së klientëve të saj, të gjitha masat e adoptuara për të garantuar kufizimin e përhapjes së Koronavirusit.
Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare ka vendosur kontrolle të rrepta në porte, si për shoferët ashtu edhe për anëtarët e ekuipazhit të anijeve.