Adria Ferries dhe Caritas bashkojnë forcat për Shqipërinë
Adria Ferries dhe Caritas nënshkruajnë një marrëveshje në mbështetje të Shqipërisë që është goditur nga tërmeti.
Adria Ferries dhe Caritas bashkojnë forcat për Shqipërinë
Në mbështetje të popullatës shqiptare, të goditur nga tërmeti 26 nëntorin e kaluar, dhe duke pasur parasysh marrëdhëniet e miqësisë dhe të solidaritetit që për vite me radhë kanë lidhur shoqërinë tonë me Vendin e shqiponjave, Adria Ferries ka ndërmarrë disa hapa për të aktivizuar një marrëveshje për lehtësimin e transferimit të ndihmave humanitare në Shqipëri për llogari të organizatave Caritas kombëtare.
Shoqëria, në bashkëpunim me Agjentin e vet të Përgjithshëm Frittelli Maritime SpA Ancona dhe me qëllim që të lehtësojë transferimin e ndihmave dhe të njerëzve, vë në dispozicion të të gjitha dioqezave dhe organizatave Caritas italiane zyrën e pasagjerëve të Agjentit të vet, me kapacitetin e qendrës së vetme të rezervimeve të udhëtimeve detare nga dhe në drejtim të Shqipërisë, me tarifat konvencionale që aplikohen herë pas here.
Për informacione të mëtejshme:
FRITTELLI MARITIME GROUP SPA
Lungomare Vanvitelli, 18 Ancona
Email:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Telefon:
+39 07150211223
+39 07150211621