Mirëserdhe AF Claudia!
Mirëserdhe AF Claudia! Udhëto eco-friendly dhe zbulo shërbime të reja!
AF Claudia e re hyn në shërbimin e linjës dhe nis lundrimin nga Ankona!
2040 metra linear të nëndarë ndërmjet 140 kamionëve dhe 75 automjeteve, 950 pasagjerëve, 76 kabinave dhe me 22 nyje shpejtësi: këto janë karakteristikat e anijes së re AF Claudia, që do të shërbejë në linjën Ankona Durrës, me nisje disa herë në javë.
Adria Ferries synon kështu të ketë novacion e teknologji: AF Claudia përfaqëson mundësinë për të eksperimentuar një seri shërbimesh të integruara dhe gjithnjë e më shumë të avancuara, për të rritur vlerën e përvojës së udhëtimit të pasagjerëve të saj që gjithmonë i ka konsideruar jo klientë të thjeshtë, por miq në bordin e anijes. Të mëdhenj e të vegjël mund të gëzojnë në bord një qëndrim të rehatshëm dhe zbavitës të shoqëruar me cilësi, siguri dhe profesionalizëm.
Fjala e parë në rend të ditës për new entry është pararoja: deri në vitin 2021, në fakt, punimet për restyling dhe të zgjerimit do të kryhen duke pasur objektivin për të dyfishuar kapacitetin aktual të pasagjerëve dhe për të rishikuar plotësisht konceptin e zonave të përbashkëta në funksion të një qasjeje më shumë “passenger friendly”.
Do të ketë aktivitete të shumta argëtuese të menduara për të shoqëruar mysafirët gjatë gjithë kohës së udhëtimit (ndërmjet të cilave hapësira për fëmijët, snack bar, free wi-fi, Duty-Free), së bashku me shërbimin e restorantit në bord i cili nuk mungon kurrë e që do të ofrojë një larmi ushqimesh 100% Made in Italy, të përgatitura nga shefat më të mirë me përvojë shumëvjeçare dhe që është rezultati i një përzgjedhjeje të kujdesshme të lëndëve të para.
AF Claudia nuk është vetëm moderne, por edhe eko-e-qëndrueshme: Adria Ferries, në fakt, në përputhje me Normativën e re Imo 2020, e cila parashikon uljen e emetimeve të squfurit nga anijet, ka zgjedhur të rinovojë sistemet e shkarkimit të anijes së re dhe ta pajisë atë me scrubbers, aparatura të cilat janë në gjendje të zvogëlojnë në mënyrë drastike, nëpërmjet ujit të detit, sasinë e squfurit të pranishëm në tymrat e prodhuar.
Trageti i ri Claudia do të dallohet, pra, jo vetëm për larminë e shërbimeve, të komfortit dhe shpejtësisë, karakteristika këto vendimtare për të garantuar një lundrim me standarde të larta cilësore, por edhe për qëndrueshmërinë, një vlerë kryesore e një modeli biznesi të orientuar drejt zhvillimit të teknologjive që synojnë zvogëlimin e ndikimit ambiental të emetimeve ndotëse.