Adria Ferries, një sipërmarrje..."ELITE"
Adria Ferries, shoqëri armatore e Grupit Frittelli Marittime, është zgjedhur të marrë pjesë në një projekt ambicioz: ELITE.
Adria Ferries, shoqëri armatore e Grupit Frittelli Maritime, është bërë pjesë e një komuniteti global që ka një vizion të qartë për t'u ofruar shoqërive qasje në kapital, në aftësitë dhe rrjetin të cilat janë të nevojshme për të shkallëzuar dhe realizuar një ndikim socio-ekonomik të qëndrueshëm. Veçanërisht ELITE është një shoqëri që bën pjesë në Grupin London Stock Exchange. E paraqitur në Itali në vitin 2012, në pak vite ka arritur rezultate ambicioze: mbi 900 ndërmarrje të shkëlqyera në botë i janë bashkuar Programit dhe kanë pranuar sfidën për të përfaqësuar vitrinat e ndërmarrjeve më të mira në Vendin e tyre, të mbështetura nga rrjeti i 200 Partnerëve dhe 200 Investitorëve në të gjithë itinerarin e tyre në rritje. Një ndër synimet e projektit është që t'u ofrojë ndërmarrjeve mundësinë që të hyjnë dhe të jenë pjesë e një ekosistemi të angazhuar për suksesin në shkallë globale. Në këtë edicion janë bashkuar 33 realitete të reja italiane që i përkasin sektorëve të ndryshëm në sajë të partneritetit me Intesa Sanpaolo, në kuadrin e bashkëpunimit disavjeçar me Confindustria i cili, që nga vitit 2009, operon me iniciativa të shumta për të mbështetur ekonominë e Vendit. Objektivi i programit është që të përshpejtojë zhvillimin e sipërmarrjeve, nëpërmjet një itinerari novator organizativ dhe administrues, të bazuar në modelet e planifikimit dhe të kontrollit si në nivelin strategjik ashtu edhe në atë industrial; për t'i bërë sipërmarrjet tashmë të merituara edhe më të organizuara, transparente, konkurruese dhe më tërheqëse në drejtim të investitorëve në nivel global. Në klasën e pestë të ndërmarrjeve që marrin pjesë në projekt, ELITE arrin në 120 shoqëri me një faturim të agreguar të barabartë me 1.9 miliard euro, ndërsa faturimi mesatar për çdo ndërmarrje është afërsisht 60 milion euro dhe një total burimesh të pajtuara të barabartë me 6.425 persona.
Kjo pjesëmarrje u ofron ndërmarrjeve të zgjedhura një set instrumentesh dhe shërbimesh të menduara për të shfrytëzuar mundësi të reja për dukshmëri dhe rrjetëzim, duke lehtësuar kështu rritjen dhe afrimin kulturor të sipërmarrjeve ndaj formave të ndryshme të financimit në dispozicion (gjetjen e burimeve financiare), duke përfshirë tregjet e kapitaleve, publike dhe private.
"Ne jemi të kënaqur të mirëpresim një grup të ri ndërmarrjesh që hyjnë sot në ELITE në sajë të bashkëpunimit strategjik me Intesa Sanpaolo. Jemi me të vërtetë të lumtur që numri i shoqërive që futen duke marrë pjesë në ELITE nëpërmjet ELITE Intesa Sanpaolo Lounge po rritet vazhdimisht me një nivel cilësie gjithnjë e më të lartë - komenton Luca Peyrano, CEO i ELITE - 33 realitetet e reja, që vijnë nga 13 rajone të ndryshme dhe që i përkasin 16 sektorëve të ndryshëm, dallohen për vëmendjen e tyre ndaj novacionit, ndërkombëtarizimit dhe qëndrueshmërisë. Misioni i ELITE ka qenë gjithmonë mbështetja e zhvillimit menagjerial dhe strategjik të sipërmarrjeve, duke i shoqëruar ato në një itinerar të rritjes së qëndrueshme, duke përfshirë në të njëjtën kohë kërkimin, aftësitë dhe përparimin teknologjik si mjete të rritjes”. Shoqëria, me sugjerimin e Chief Financial Officer të FMG Andrea Gubbinelli dhe në marrëveshje me Drejtorinë e Grupit, i është bashkuar projektit me qëllim që të bëjë një hap cilësor nga këndvështrimi organizativ, kulturor dhe menagjerial. Për të përfaqësuar ndërmarrjen, duke marrë pjesë në programin me një kohëzgjatje dy vjeçare, do të jenë pikërisht CFO dhe Përgjegjësi i Kontrollit Administrativ Simona Concari, që do të përpiqen të transferojnë dhe të shkëmbejnë sa më mirë njohuritë e marra me kolegët. Duke e përmbledhur, me pak fjalë, Adria Ferries bëhet pjesë e rrjetit global të mbi 1.295 sipërmarrjeve nga 43 Vende të ndryshme që së bashku i përfaqësojnë: kjo nënkupton kontakte të reja, rritje të mundshme të sipërmarrjes dhe biznes.