Adria Ferries sponsor zyrtar Youth Games 2019
Adria Ferries do të marrë pjesë si MAIN SPONSOR në Youth Games 2019 që do të zhvillohen në Ankona nga data 27 deri më 30 shtator 2019.
Adria Ferries do të marrë pjesë si MAIN SPONSOR në lojërat e ardhshme Youth Games A.NI.M.US. të organizuara nga Administrata komunale dorike dhe të realizuara me mbështetjen e Rajonit Marche, të Forumit të Qyteteve të Adriatikut e të Jonit, të Zyrës Shkollore Rajonale për Marche-t – M.I.U.R., CONI, Forum AIC, Marina Ushtarake, Sekretariati për Iniciativën Adriatiko-Jonike, AICCRE, Komiteti Italian Paralimpik, Komiteti Kroat Paralimpik, EURES Marche, Europe Direct – Rajoni Marche, UNICAM, UNIURB, TECLA, AVIS, USS, CSV Marche, IgersItalia, Komisioni për mundësi të barabarta – Rajoni Marche, SAPE.
Më shumë se 1000 fëmijë të moshës 15 deri në 16 vjeç me prejardhje nga 16 vende që i përkasin Makro-rajonit Adriatiko-Jonik, Baltik dhe Danubian do të garojnë në 10 disiplina. Përveç Italisë, do të marrin pjesë Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Greqia, Letonia, Mali i Zi, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Serbia dhe Sllovenia. Janë rreth 29 qytete nga të cilat do të nisen delegacionet e atletëve dhe të shoqëruesve.
Me rastin e eventit shoqëria do t'i ofrojë një grupi prej rreth 228 fëmijëve një udhëtim falas në anijet e Adria Ferries, dhe ushqimet në bord, por edhe të gjithë mbështetjen e nevojshme për t'i dhënë pah ngjarjes në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë shtypin dhe kanalet kryesore të komunikimit që ajo ka në dispozicion. Qëllimi është përhapja e një iniciative e cila është baza dhe ka si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe promovimin e kohezionit, ndërtimin e ndjenjës së përkatësisë dhe ndërgjegjësimit brenda një makro-rajoni evropian, duke rrëzuar të gjitha barrierat sociale dhe kulturore dhe duke përlëvduar vlerën e përbashkët të sportit.
Aktivitetet sportive do të shoqërohen nga një seri aktivitetesh socio-kulturore edukative që do të përqendrohen në temat e një rëndësie të madhe dhe mbresëlënëse për botën e të rinjve: socializimi, bashkëndarja e vlerave, promovimi i vullnetarizmit, mundësitë e barabarta, lufta kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara, përmirësimi i kushteve fizike dhe shëndetësore nëpërmjet një diete të shëndetshme.