Tipicità in Blu 2019
Adria Ferries, main sponsor i manifestimit Tipicità in Blu 2019: nga data 16 deri më 19 maj në Ankona mikpret edicionin e gjashtë të Tipicità in blu, festivalin ku deti takon njerëzit.
Respektimi i detit dhe i formave të tij të jetës është në qendër të vëmendjes së shoqërisë, një vlerë që ndahet mirë me iniciativën Tipicità in blu, Festivali i detit e i blue economy që ka arritur tashmë në edicionin e tij të gjashtë, i cili do të mbahet në Ankona nga data 16 deri më 19 maj.
Ushqim, lundrim, peshkim, sport, turizëm dhe kulturë, për t’u përjetuar nëpërmjet një programi që interpreton në mënyrë të përsosur shpirtin e këtij qyteti të vendosur në qendër të Adriatikut.
Te Markata e peshkut do të ngrihet Blu Village, ku do të jetë e mundur të shijojmë specialitete të ndryshme detare. Peshqit dhe molusqet në recetat tradicionale dhe ripërpunimet aktuale, të kombinuara me verërat e Marche-ve dhe me produktet e biodiversitetit bujqësor.
Te Marina Dorica, porti turistik i qytetit, është në program një konkurs pikture në vela dhe një shfaqje muzikore me instrumente plastike të ricikluar, për të rikujtuar ekuilibrin ndërmjet njeriut dhe detit. Pas kësaj do të vazhdojë tashmë e njohura Sailing Chef, regata me vela me garën kontekstuale të kuzhinës në bord.
Mole Vanvitelliana mikpret një program shumë të pasur që mburret me pjesëmarrjen e personazheve të njohur, “Ditët e lundrimit dhe të peshkimit”, por edhe Conero nel calice, salloni që i përkushtohet verërave të famshme të territorit.
Arena del mare, nga e cila do të nisen si zakonisht minicrociere gourmet që do të arrijnë gjirin magjepsës Portonovo, do të jetë sfondi, gjatë ditës së diel, për të rikujtuar historinë detare të Ankonës.
Të gjitha lokalet e qendrës të cilat janë bashkuar me iniciativën do të shërbejnë Menù in blu dhe Aperiblu, një rast i veçantë për të shijuar specialitetet e detit Adriatik në interpretimet e shumta e të ndryshme të shijshme.
Programi i edicionit të 6të Tipicità in blu, përveç kësaj, plotëson panoramën e shumëllojshme në të cilën degëzohet blue economy duke futur në një fushë strategjike, cluster-in e ujit, sektori me rëndësi primare për ekonominë blu. Pikërisht në të do të përballen gjithashtu aktorët përfaqësues të botëve të ndryshme të këtij mikrokozmosi autentik.
Në këtë skenar, shoqëria Adria Ferries do të krijojë një stand te Mole Vanvitelliana ditën e shtunë 18 dhe të dielën më 19 maj, ndërsa në mëngjesin e të shtunës më 18 maj, do të strehojë në bordin e saj M/N AF MICHELA një fazë të turneut press tour që i kushtohet eventit, ku do të jetë i pranishëm një grup i zgjedhur gazetarësh të gazetave më të rëndësishme të sektorit të turizmit dhe enogastronomik së bashku me disa përfaqësues të institucioneve.
Sinonim i përsosmërisë, Adria Ferries garanton në mënyrë të vazhdueshme sigurinë dhe mbrojtjen e pasagjerëve, duke pranuar përherë sfida të reja pa braktisur rrënjët e veta dhe duke synuar që t’i japë bujtësve në bord një eksperiencë unike dhe të paharrueshme.