14 P2016
Bashkepunim me GNV
Grandi Navi Veloci dhe Adria Ferries :
Partner ne Adriatik per te permisuare sherbimet. Me marreveshjen nis dyfishimi e lidhjes Bari-Durres
Xhenova/Ankona 7 Dhjetor 2015
Grandi Navi Veloci dhe Adria Ferries, me qellim te forcimit dhe realizimit te ofertave respektive te lidhjes ndermjet portit shqipetar te Durresit dhe ate italian te Barit,kane nenshkruar nje marreveshje te shkembimit reciprok te hapesires se pasagjereve dhe mallrave ne bordin e anijeve te tyre.
Sipas marreveshjes GNV dhe Adria Ferries kane harmonizuar planet e tyre operative per te garantuar nje lidhje te perditeshme ne mbremje nga secili port.
Duke mbajtur pavaresi te plot komerciale, secila kompani do t’i ofroje klienteles se saj gamen e plote te lidhjeve duke lejuar blerjen nepermjet rrjetit te saj te shitjes se sherbimit te transportit nga dhe per Bari ose Durres, edhe ne bordin e trageteve te kompanive partnere.
"Nepermjet kesaj marreveshje - deklaron Matteo Catani,Drejtor Tregtis dhe Markentingut GNV - forcojme prezencen tone ne linjen Durres-Bari duke i ofruar klienteles tone komoditetin e garantuar te anijeve tona, bashke me frekuencen me te mire te sherbimit ofruar nga mundesia per prenotimin e udhetimit edhe mbi njesine operative nga Kompania Adria Ferries per shume vite i pranishem ne kete rruge ."
"Marreveshia e nenshkruar me GNV - thote Roberto Mataloni, Drejtori i Pergjithshem i Fittelli Maritime Group , agjenti i pergjithshem i Adria Ferries - do te lejoje nje realizim te sherbimeve te ofruara nga dy kompanite,ne saj te nje perdorimi te ekuilibruar te anijeve te tyre ne rrugen Bari-Durres e njekohesisht do te garantoje nevojen e fleksibilitetit ne base te nevojave aktuale te tregut."
Planifikimi operacional i percaktuar gjithashtu ofron nje permiresim te sherbimit ne periudhat e sezonit te larte, gjate se ciles kapaciteti i ofertave do te rritet edhe me tej me dyfishimin e nisjeve te perditeshme nga secili port.